Pas tragjedisë në Deçan reagon Shkurte Fejza: Një vepër kriminale, makabër që e bējnë vetem terroristët më primitiv

  • A.P /
  • 27 November 2021 - 00:38
Pas tragjedisë në Deçan reagon Shkurte Fejza: Një vepër kriminale, makabër që e bējnë vetem terroristët më primitiv

Një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, është sulmuar në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan, nga të paktën një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur tre persona dhe një është plagosur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pas tragjedisë në Deçan, përmes llogarisë së saj sociale, ka reaguar edhe Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, e cila aktin barbar e ka quajtur vepër kriminale, makabër që e bējnë vetem terroristët më primitiv. 

Postimi i plotë:

Kur vriten fëmijët , vritet e ardhmja e jonë.
Ngjarje trishtuese, e rëndë dhe shumë e dhimbshme që na pikëlloj shumë.
Një vepër kriminale, makabër që e bējnë vetem terroristët më primitiv. 
Ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave.


(Kosova Sot Online)