Shkurte Fejza: E dashur Adrianë lutemi për ty dhe shpresojmë në shërimin tënd

  • A.P /
  • 01 December 2021 - 14:55
Shkurte Fejza: E dashur Adrianë lutemi për ty dhe shpresojmë në shërimin tënd

Aktorja e njohur nga Kosova Adriana Matoshi, gjatë ditës së sotme e ka përfunduar me sukses operimin për tumorin në tru, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Matoshit i kanë dalur në mbështetje shumë kolegë aktorë, këngëtarë, deputetë, miq e mijëra njerëz të cilët përmes komenteve të ndryshme në rrjete sociale i kanë uruar shërim të shpejt.

Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, përmes një postimi në llogarinë e saj sociale ka shkruar : E dashur Adrianë lutemi për ty dhe shpresojmë në shërimin tënd. Uroj me gjithë zemer që Adriana do ta kaloj edhe këtë sfidë dhe të na e këthej buzëqeshjen ashtu sikur bënte gjithëmonë me interpretimet e shkëlqyera dhe sukseset që na ofronte. 


Adriana i duhet familjes së saj, artit shqiptarë dhe të gjithë neve.
Zot ndihmoje Adrianën tonë.

(Kosova Sot Online)