Alessandra Ambrosio tregon linjat

  • A.P /
  • 01 December 2021 - 16:54
Alessandra Ambrosio tregon linjat

Ajo u sigurua se tërhoqi vëmendjen të martën teksa po largohej nga një klasë palestër në Los Angeles.

Modelja e Victoria’s Secret, 40 vjeçe, tregoi një figurë të skalitur veshur me veshje sportive teksa ecte në trotuar pas një stërvitje.

Ajo e shtoi pamjen e saj me një palë dollakë të zeza, një kapele bejsbolli dhe këpucë vrapimi. Në një ditë të ngrohtë në Kaliforninë jugore, modelja braziliane mbante një shishe me ujë mineral ndërsa përgatitej për udhëtimin për në shtëpi.

Alessandra është kthyer në Los Angeles pas një pushimi pune në Hawaii, ku shoqërohej nga i dashuri Richard Lee. Para se të takonte të dashurin e saj aktual, Alessandra ishte në lidhje me biznesmenin italian Nicolo Oddi.

Modelja brune ndan djalin Noah, nëntë vjeç dhe vajzën Anja, 13 vjeç, me ish të fejuarin Jamie Mazur, me të cilin ishte në lidhje nga viti 2005 deri në ndarjen e tyre në 2018.

Image

(Kosova Sot Online)