S’ka kufij suksesi i Dua Lipës! Kënga e shqiptares shpallet më e mira e vitit

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 16:11
S’ka kufij suksesi i Dua Lipës! Kënga e shqiptares shpallet më e mira e vitit

“Levitating” e Dua Lipës është hiti numër 1 në tabelën e “Hot 100 Songs” të Billboard.

“Levitating”, e cila u shpall Kënga e Vitit, debutoi në listën javore Hot 100 në datën 17 tetor 2020.

Kënga arriti kulmin duke mbajtur vendin e dytë në sondazhin e datës 22 maj 2021 dhe, që nga lista e fundit, e datës 4 dhjetor, ende nuk është larguar nga grafiku. Aktualisht kënga renditet në top 40 të Hot 100.

“Kjo është gjë e mirë, pasi punon kaq shumë, veçanërisht në kushte pandemie, kur ke burime të kufizuara”, tha ylli shqiptar për Billboard. “Kjo do të thotë shumë për mua. Jam vërtet shumë mirënjohëse”.

(Kosova Sot Online)