Dua Lipa në gjendje jo të mirë shëndetësore

  • G.G /
  • 04 December 2021 - 13:17
Dua Lipa në gjendje jo të mirë shëndetësore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa njoftuar se nuk do të performojë në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ku tregoi se është inflamatosur fyti.

“Më thyhet zemra që duhet të ndaj se nuk do të jem në gjendje të performoj në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball për shkak të dhimbjes së fytit. Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht”, ka shkruar Dua Lipa.

(Kosova Sot Online)