Iliri e bëri “horë” Donaldin para publikut

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 15:37
 Iliri e bëri “horë” Donaldin para publikut

Mbrëmë Iliri iu drejtua me kunja Donaldit.

Dhe, kjo kishte të bënte me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Iliri e zuri ngushtë Donaldin, megjithatë ai ktheu përgjigjje duke e njohur karakterin e tij si i “zgjuar”.

Arbana Osmani, mbrëmë shfaqi në transmetim live një klip nga Donaldi dhe Beatrix të cilët flisnin hapur për ndjenjat e tyre.

Ndërkohë, pas klipit Iliri pyet Donaldin: “Do doja ta dija, po ti si ndjeheshe kur përgatisje Kledin për darkën me Beatrixën”?

“Mendoja qe Trixa kishte pëlqim per Kledin dhe unë rrija larg Trixës se situata ishte e tillë. Unë mendoja kur unë sjam pale ç’bëjnë e ç’thonë keta. Mua produksioni me zgjodhi, Kledi e zgjodhi e kishte qejf s’mund t’i thoja Kledit mos e ki qejf. Por unë isha i paqartë atëherë nuk e dija por ishte moment shumë i vështire për mua”, tha Donaldi.

Ndryshe, spektakli i mbrëmshëm kishte plot të qeshura dhe emocione.


(Kosova Sot Online)