Besiana Mehmedi nderohet me çmimin e karrierës

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 14:52
Besiana Mehmedi nderohet me çmimin e karrierës

Këngëtarja e njohur Besiana Mehmedi me rastin e 22 vjetorit të saj në skenë si artiste është vlerësuar me çmimin e karrierës nga juria profesionale e festivalit "Nota fest", shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj sociale gjersa ka shkruar: Ndjesi e posaçme të jem në panelin e jurisë, të nderohem me çmimin e karrierës! Falemnderit bashkëudhëtarit tim Shkodran Tolaj dhe më së shumti babait tim të ndjerë Qani Mehmedit i cili pa dyshuar në asnjë moment ishte shtytja e vazhdueshme në rrugën e vështirë e të bukur të artit.

Postimi i plotë:

Ndjesi e posaçme të jem në panelin e jurisë, të nderohem me çmimin e karrierës! Falemnderit organizatorit Avni Aliu! Falemnderit Enkelejda Shatri dhe Sadete Ismaili! Çmimin ua dedikoj të gjithë bashkëpunëtorëve, kompozitorëve e tekstshkruesve më të mirë që pata fat të punoj me ta që 22 vite: Sami Piraj, Naim Krasniqi, Adi Hila, Edmond Zhulali.....bashkëudhëtarit tim Shkodran Tolaj dhe më së shumti babait tim të ndjerë Qani Mehmedit i cili pa dyshuar në asnjë moment ishte shtytja e vazhdueshme në rrugën e vështirë e të bukur të artit! Së shpejti për të gjithë teleshikuesit një super spektakël.


(Kosova Sot Online)