Shkurte Gashi bën thirrje për protesta

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 15:09
Shkurte Gashi bën thirrje për protesta

Këngëtarja Shkurte Gashi i ka bërë thirrje estradës që të bashkohen në protestën e 15 dhjetorit.

Këtë thirrje, Gashi e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

Protestat ndërlidhen me pakënaqësitë e sektorit të gastronomisë sa i përket kufizimeve për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-CoV-2.

Shkurta, mes tjerash i ka bërë thirrje kolegëve të saj që të përkrahin këtë nismë.

Pas valës së madhe të COVID-19 gjatë verës, diskotekat janë mbyllur dhe s’lejohet organizimi i dasmave.

Artistët dhe komuniteti i përfshirë në veprimtaritë zingjirore të gastronomisë janë tejet të pakënaqur për këtë.

Image

(Kosova Sot Online)