Kjo është nënadimëresha më hot në Kosovë

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 13:14
Kjo është nënadimëresha më hot në Kosovë

Sportistja e njohur shqiptare, Geta Beqa, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është komentuar shpesh për stilin e saj të jetës dhe punën që ka bërë për transformimin e shumë trupave të estradës.

Geta këto ditë dhjetori duket se është zhytur në frymën e festave të fundvitit.

Ajo ka publikuar për ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mjaft atraktive, ku shihet e veshur me një fund jeshildhe një bluzë të shkurtër të kuqe.

Në dorë ajo mban një pako me dhurata, teksa ka vënë edhe një kapele të kuqe në kokë, duke dashur të portretizojë kështu ‘nënadimëreshën’.

Pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar nga ana e ndjekësve, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj të trupit. 

(Kosova Sot Online)