Këngëtarja shqiptare: Kur fryva buzët u bëra temë në të gjithë shtetin

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 14:48
Këngëtarja shqiptare: Kur fryva buzët u bëra temë në të gjithë shtetin

Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, ka kohë që është tërhequr nga muzika. Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjete sociale.

Së fundmi, këngëtarja u ka dhënë mundësinë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.


Një ndër pyetjet kishte të bënte me ndërhyrjen në buzë, që Zanfina nuk ka nguruar t’i jap përgjigje.

“Kur i ke fryrë buzët ti kanë folur krejt, tani më keq po i bëjnë e ju ka mbyllur goja”, e ka pyetur një ndjekëse.

“Po bre u pata bërë temë në gjithë shtetin, tani që secila i ka ‘fryrë’ më shumë se tjetra po i bie që më kanë lakmuar. Po unë moti i kam heq, tani le të fillojnë tjerat me i heq”, u përgjigj Ismaili.

Image

(Kosova Sot Online)