Adriana Matoshi publikon një fotografi, ka një mesazh

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 17:54
Adriana Matoshi publikon një fotografi, ka një mesazh

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka publikuar për herë të parë fotografi në rrjetet sociale pas operacionit që iu nënshtrua në kokë për të hequr tumorin.

Ajo ka postuar një fotografi nga shtrati në shtëpinë e saj, ku është duke vazhduar trajtimin mjekësor, teksa falënderoi të gjithë ata që po interesohen për shëndetin e saj.

“Faleminderit që po me shkruani e po me thirrni me më pyet për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur, duke pushuar, shumë pak në telefon edhe është e pamundur me i hap krejt mesazhet. Ma bëni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit iu jam mirënjohës e shumë falënderuese. Zoti ju ruajt e ju dashtë”, ka shkruar aktorja në rrjetin social Instagram.

Image


(Kosova Sot Online)