Antonela ja thotë në sy Donaldit: Më je dukur egoist

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 08:55
Antonela ja thotë në sy Donaldit: Më je dukur egoist

Sot aktori Donald Veshaj dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha po diskutonin bashkë në oborr.

25- vjeçarja nuk ngurroi t’i thoshte Donaldit se i është dukur egoist, madje Antonela këtë gjë e ka thënë para pak se të hynte në “Big Brother VIP” kur ishte opinioniste bashkë me Meridianin, por edhe më përpara kur ka qenë e ftuar në emisione të ndryshme dhe është pyetur për konkrurrentët e “Big Brother VIP”.

Mesa duket ajo nuk e ka ndryshuar mendimin edhe kur e ka njohur Donaldin nga afër.

Antonela: Më je dukur egoist te pjesa e koncertit.

Donald: As ti zemra, nuk fole mirë, ma beso këtë gjë. Unë nuk jam budalla, nuk flas kot.

Antonela: Unë s’flas mirë dhe kjo të jep ty të drejtë të mos flasësh mirë.

Donald: Si jo? Pse çfarë të bëhem unë Nënë Teresa? Nuk e kam dot atë tip. Në fillim më je dukur si gangstere që grricesh me të gjithë.

Antonela: A mos po grricesh ti tani?

Donald: Njëherë the këtu sjellin gjëra për ty , një gjë që ta tregoj me kofidencë ti ma përmend.

(Kosova Sot Online)