Bebe Rexha: E di që jeni të frustruar

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 23:07
Bebe Rexha: E di që jeni të frustruar

Bebe Rexha po shikon suksesin e albumit të saj më të fundit që mban titullin “Better Mistakes”.

Megjithëse është pritur shumë mirë nga publiku, albumi nuk ka pasur fatin e mirë të promovohet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Mirëpo, fansat e yllit shqiptar shprehen vazhdimisht se iu mungon koha kur ajo ishte prezente me koncerte. Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Bebe përmes një postimi në Twitter ku premton se do të ketë së shpejti një turne.

(Kosova Sot Online)