Si dy pika uji! Bora Zemani krahë “opinionistes së jetës së saj”

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 12:15
Si dy pika uji! Bora Zemani krahë “opinionistes së jetës së saj”

Bora Zemani, moderatorja më e komentuar e momentit, si rrallëherë ka publikuar një foto me nënën e saj, e cila siç duket e ka shoqëruar të bijën në regjistrimin e puntatës së radhës të “Përputhen PRIME”.

Me një foto në karriget e opinionistëve të emisionit ku janë ulur bashkë me duart e bashkuara, Bora shkruan: “Me opinionisten e jetës sime”.

Megiithëse duket vetëm në profil, Bora ka një ngjashmëri të madhe dhe të dukshme me nënën së saj dhe kjo gjë nuk ka kundërshtim.

Të shumta kanë qenë komentet komplimentuese dhe mbështetëse.

Bora Zemani është rikthyer në show pasi vetëm një javë më parë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Vetë moderatorja e bëri të ditur këtë duke postuar video nga spitali.

Dy ditë pas operacionit Bora u rikthye në “Përputhen” dhe gjatë kësaj jave prezantoi e ulur në karrige.

Kujtojmë që moderatorja ka qenë në qendër të mediave rozë, për shkak të trekëndëshit të dashurisë së krijuar mes saj, Donaldit dhe Beatrix-it. Këta të fundit kanë nisur një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother, por janë kritikuar prej faktit se gjërat mes aktorit dhe moderatores ende nuk ishin sqaruar përfundimisht.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

(Kosova Sot Online)