Vritet reperi i njohur

  • G.G /
  • 20 December 2021 - 13:55
Vritet reperi i njohur

Reperi i njohur amerikan Drakeo The Ruler, i cili u godit me thikë në një festival muzikor në Los Angeles.

Ai kishte planifikuar të performonte në festivalin “Once Upon a Time” e cila u mbajtë në Los Angeles.Thuhet se gjatë një sherri në prapaskenë reperi u godit me thikë.Policia deri tani ka thënë se nuk ka të arrestuar, Drakeo pasi u qëllua u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetoi plagëve të marra, shkruan GazetaBlic

Pasi u shpërnda lajmi për vdekjen e tij interpretues të tjerë ndanë ngushëllime në rrjetet sociale.

“Gjithmonë e zgjove shpirtin tim me energjinë tënde. RIP Drakeo,” shkroi Drake.
“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen dhe të dashurit e Draeko, po lutem për paqe në hip-hop”, tha Snoop Dogg.

(Kosova Sot Online)