‘Oj dashni’, Çiljeta Xhilaga publikon duetin me këngëtarin e njohur

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 08:46
‘Oj dashni’, Çiljeta Xhilaga publikon duetin me këngëtarin e njohur

Ardit Çuni dhe Çiljeta Xhilaga kanë bashkuar forcat dhe kanë ardhur së bashku në projektin e fundit.

Ata kanë publikuar këngën me titullin “Oj dashni”, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Ronela Hajati, kurse për muzikën është përkujdesur vet Çuni.

Kënga gjendet e plotë në “YouTube” dhe deri më tani është pritur mirë nga audienca shqiptare.

(Kosova Sot Online)