Antonela: Do të kisha bërë se.ks

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 19:53
Antonela: Do të kisha bërë se.ks

Ditën e sotme, gjatë një bisede mes vajzash, midis Sarës, Antonelës dhe Beniadës, ato kanë nisur diskutimet duke pyetur njera-tjetrën se çfarë do të bënin në shtëpi, neës do të dilnin nga shtëpia e “Big Brother”.

Fillimisht, është përgjigjur Beniada.

“Çfarë kishit bërë te shtëpia? Unë do të kisha parë televizor, do të kisha lexuar një libër dhe do kisha fjetur gjumë”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, është përgjigjur gjithashtu edhe Antonela duke thënë se do të kishte bërë seks.

“Unë do të kisha përdorur telefonin për të parë ndonjë film në “Netflix”,  alternativa e parë, alternativa e dytë do kisha dalë me ndonjë djalë, e treta, do të kisha bërë seks”, është shprehur ish-konkurrentja e “Për’puthen”

Rikujtojmë se Antonela është bërë pjesë e një debati me Einxhel, si pasojë e një hatërmbetjeje të shkaktuar që nga sherri me Big Mamën.

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen” ka ironizuar Einxhel gjatë një bisede me të, ku e thumbon lidhur me Big Mamën. Ajo i referohet Big Mamës si shoqja e Einxhel me qëllim që të lejë të nënkuptuar hatërmbetjen e saj.

Nga ana tjetër, Einxhel ka reaguar duke thënë se mikeshat e vërteta ia tregojnë gjithnjë njera-tjetrës gabimet, duke i vënë në dukje veprimet që mund t’i ulin pikë.

Kështu, në një bisedë me Beniadën ajo është shprehur se miqësia mes saj dhe Antonelës paska qenë jo e vërtetë dhe se nuk mund të quhen shoqe të mirëfillta.

“Unë si shoqe e mirë i kam folur një natë më përpara dhe kuptova që nuk më konsideron shoqe nga mënyra se si mu kthye,se më ka thënë edhe kur ta kemi gabim duhet ti flasim njëra-tjetrës se një shoqe e vërtëtë vjen ta thotë,edhe unë shkova ja thashë,”-është shprehur Einxhel ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)