Cila është kënga më e dëgjuar nga shqiptarët në vitin 2021

  • A.P /
  • 31 December 2021 - 15:56
Cila është kënga më e dëgjuar nga shqiptarët në vitin 2021

Vitit 2021 i erdhi fundi e duhet thënë se gjatë këtij viti këngëtarët na kanë sjellë shumë hite që janë dëgjuar kudo e janë klikuar miliona herë. Por cili është hiti që këtë vit arriti të mblidhte më shumë klikime se të tjerët?

Nga një shqyrtim vihet re se kënga “Dale”, bashkëpunim i Butrintit, Kidës dhe Ledrit, rezulton të jetë kënga më e klikuar me 77 milion shikime në Youtube.

Vendin e dytë e mban Dhurata Dora dhe Gims, me këngën “Only you”, që numëron 71 milion shikime në Youtube.

Dhurata mban gjithashtu edhe vendin e tretë, me bashkëpunimin me Noizyn “Mi Amor”, me 61 milion shikime.

Vendin e katërt e mban Dafina me këngën “Pa ty” që erdhi në bashkëpunim me Cricket dhe Muma, e cila numëron 47 milion shikime.

Pas Dafinës, në vendin e pestë, kemi sërish Butrintin me këngën “Dujem” që ka arritur 46 milion shikime.

Në vendin e gjashtë kemi Dj Gimit me Habibi që numëron 44 milion shikime.

Vendin e shtatë e ka sërish Dafina me këngën “Duro”, e cila ka arritur 31 milion shikime.

Vendin e tetë e mban Elvana dhe Ylli me dy bashkëpunimet e tyre “E di x Marre”, që kanë arritur 29 milion shikime.

Vendin e nëntë e mban kënga që bëri namin gjatë verës, “Nina” nga Bruno, Flori dhe Klajdi, që numëron 28 milion shikime.

Dhe vendin e dhjetë Majk dhe Ledri me këngën “Marr”, që ka arritur 26 milion shikime.

(Kosova Sot Online)