Scott Disick s’mund të rrinte pa ngacmuar Kim dhe Pete për lidhjen e re dhe e pa e gjithë bota!

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 15:37
Scott Disick s’mund të rrinte pa ngacmuar Kim dhe Pete për lidhjen e re dhe e pa e gjithë bota!

Modelja e njohur Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë zgjedhur që vitin 2022 ta nisin bashkë. Mesa duket çifi ka shkuar në një udhëtim në Bahamas të shijojë momentet romantike midis tyre.
Ditën e djeshme Kim ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me bikini ku shihen qartë format e saj bombastike. Kjo foto e publikuar duket se është shkrepur gjatë pushimeve të saj në Bahamas.”Fantazi e ëmbël, e ëmbël”, ka shkruar Kim në foton e publikuar.

Pas publikimit të fotos kanë reaguar menjëherë fansat dhe kolegët e saj. Një nga këto ka qenë dhe Scott Disick i cili ka shkruar :
“Dreq! Ku është trekëmbëshi!”.

Përsa i përket këtij komenti Urban Dictionary thotë se trekëmbësh i referohet “një burri me një organ gjenital aq të madh, që interpretohet si një këmbë e tretë, pra “trekëmbësh”.

Sipas mediave të huaja komenti i Scott cilësohet si NSFW(not safe for work), është një shkurtim fjalësh që përdoret për të paralajmëruar dikë se një faqe interneti, një bashkëngjitje emaili, etj., nuk është e përshtatshme për t’u parë në një mjedis publik, formal ose të kontrolluar.

Supozohet që komenti i Scott është drejtuar mbi partnerin e ri të saj Pete Davidson, pasi ish e fejuara e Davidson Ariana Grande ka treguar përmasat e organit gjenital të ish të fejuarit të saj në Twitter duke iu përgjigjur një admiruesje:
“Çfarë gjatësie ka Pete?”.
“Nja 10 inç?”, është përgjigjur këngëtarja. Madje kjo gjë ka vazhduar të përflitet nëpër media rozë për një kohë të gjatë.

E ndërsa përsa i përket lidhjes së Kim me Pete Davidson, është lidhja e parë publike që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë së bashku.
Ky i fundit pati një lidhje disa mujore me modelen 22-vjeçare Vinetria, por shkak i ndarje thuhet se vjen nga fakti që reperi i kërkoi publikisht Kim Kardashian që të riktheheshin bashkë sërish.

(Kosova Sot Online)