Khloe Kardashian më joshëse se kurrë, tregon format trupore në një fustan të ngushtë

  • E.K /
  • 15 January 2022 - 12:50
Khloe Kardashian më joshëse se kurrë, tregon format trupore në një fustan të ngushtë

Khloe Kardashian dukej e hollë në një seri fotografish të realizuar para se Tristan Thompson të zbulonte se kishte lindur një fëmijë me Maralee Nichols.

Ylli u shfaq shkëlqyese teksa modelonte një fustan të shkurtër dhe çizme të larta deri tek gjuri në imazhet e ‘harruara’ të bëra ‘disa javë më parë’.

Biondja tregoi këmbët e saj të formësuara në palestër dhe në treshen e imazheve ajo buzëqeshi butësisht ndërsa vështronte kamerën.

“Gëzuar të enjten!! Harrova që i bëmë këto foto disa javë më parë”, ka shkruar ajo.

Imazhet shënojnë kthimin e Khloe në Instagram, pasi ajo nuk kishte postuar asnjë foto të saj që kur Thompson konfirmoi se ai ishte babai i fëmijës së Nichols, më 4 janar.

Khloe si mbështetje mori pa fund komente pozitive nga fansat e saj.

(Kosova Sot Online)