Zbulohet lidhja e fshehtë e Zayn Malik

  • A.P /
  • 17 janar 2022 - 15:12
Zbulohet lidhja e fshehtë e Zayn Malik

Këngëtari i mirënjohur Zayn Malik së fundmi është diskutuar shumë në media për shkak të ndarjes nga Gigi Hadid, apo edhe për regjistrimin e tij në një aplikacion takimesh për vajzat e kolme.

Së fundmi, ish-anëtari i One Direction është raportuar se ka patur një lidhje gjatë kohës që ishte me modelen e njohur. Bëhet fjalë pikërisht për yllin e dikurshëm të “Towie”, Abi Clarke.

Këngëtari thuhet se u fiksua me të pasi u takuan në një lokal në Los Angeles.

Abi, e cila më parë ka qenë në lidhje me Floyd Mayweather, e ka quajtur Zayn ‘Mr Grey’ teksa ata takoheshin në rezidencën e tij në Londër. sipas burimeve të “The Sun”. Thuhet se lidhja e tyre përfundoi kur Abi pa në telefonin e tij një mesazh nga Gigi Hadid, ku shkruhej: “Më mungon”. Raportohet se Abi mendoi se Zayn ishte ndarë me Gigi kur ata filluan të flasin dhe i dha fund lidhjes pasi pa mesazhin e saj, pasi nuk donte të ishte e tretë.

Thuhet gjithashtu se Abi i kishte thënë shoqes së saj se Zayn i shprehte se ajo “i kujtonte” ish të fejuarën e tij Perrie Edwards, nga e cila ai u nda përmes një mesazhi në vitin 2015.

“The Sun” shkruan se këngëtari i tregoi Abi-t për gjithçka nga familja e tij, për kohën kur ishte në One Direction dhe madje edhe për ndarjen e tij nga Perrie, duke i thënë asaj se ishte “vërtetë i mërzitur” se si kishte përfunduar ajo marrëdhënie.


(Kosova Sot Online)