Katy Perry zbulon sekretin e Orlando Bloom

  • A.P /
  • 25 January 2022 - 18:00
Katy Perry zbulon sekretin e Orlando Bloom

Këngëtarja e njohur Katy Perry zbuloi  së fundmi zakonin më të bezdisshëm të  fejuarit të saj,aktorit, Orlando Bloom .

Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit të Heart Radio, Katy tregoi se e bezdiste fakti që aktori lë fillin dentar kudo, nga ana e krevatit deri te tavolina e kuzhinës.”O zot, atij i pëlqen të përdorë fill dentar, gjë që falënderoj Zotin sepse disa partnerë nuk e bëjnë dhe është e neveritshme dhe ai ka dhëmbë të shkëlqyer. Por ai e lë fillin, kudo! Në anë të shtratit tim, në makinë dhe në tryezën e kuzhinës, më duket se ka kosha kudo”, u shpreh këngëtarja. Gjithashtu ajo foli dhe për festat dhe rrëfeu se Krishtlindjet e vitit 2021 ishintë preferuarat e saj, sepse ajo mund t’i kalonte me vajzën e tyre 16 muajshe Daisy Dove.

(Kosova Sot Online)