
Lexoni edhe:
Ish-missi ndahet nga jeta pasi humb betejën me kancerin e gjiriit
Në kuadër të një operacioni të gjerë të koduar kundër lëndëve të ndaluara, autoritetet turke kanë shoqëruar në polici 22 persona në orët e para të mëngjesit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Mes emrave më të përfolur që janë vënë në pranga përfshihen aktorja e njohur Beren Saat, bashkëshorti i saj, këngëtari Kenan Doğulu, aranzhuesi Ozan Doğulu, si dhe aktori Enis Arıkan.
Ish-missi ndahet nga jeta pasi humb betejën me kancerin e gjiriit
Lexoni edhe:
Shtrirja e këtij hetimi nuk ndalet me aq. Zyra e Luftës Kundër Lëndëve Narkotike pranë Drejtorisë së Policisë së Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste edhe për figura të tjera publike mjaft të ndjekura. Këngëtarja Ayşe Hatun Önal, personazhi i rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz dhe këngëtari Berdan Mardini janë gjithashtu pjesë e listës së personave ndaj të cilëve është urdhëruar ndalimi. Pas kontrolleve të rregullta mjekësore, të famshmit janë dërguar në qendrën e Drejtorisë Narkotike në rrethin Küçükçekmece për t’u marrë në pyetje.

(Kosova Sot Online)