Performanca e Shakirës në hapjen e Kupës së Botës pushton rrjetin

  • a.p /
  • 13 June 2026 - 10:03
Performanca e Shakirës në hapjen e Kupës së Botës pushton rrjetin

Vetëm pak orë pasi Shakira elektrizoi publikun me performancën e saj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2026 në Meksikë, rrjetet sociale u mbushën me një teori të pazakontë që ka habitur fansat në mbarë botën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Disa përdorues pretendojnë se në skenë nuk ishte vetë këngëtarja kolumbiane, por një sozi e saj. Dyshimet nisën menjëherë pas transmetimit të performancës së këngës zyrtare të turneut, “Dai Dai”, të interpretuar së bashku me Burna Boy në stadiumin legjendar Estadio Azteca.

 

 

Megjithëse kjo ishte paraqitja e katërt e Shakirës në një Kupë Bote dhe artistja kishte publikuar gjatë gjithë javës pamje nga provat dhe përgatitjet në rrjetet sociale, kjo nuk i ndaloi spekulimet.

“Nuk është Shakira”

-shkruanin disa përdorues në platformën X, ndërsa të tjerë pohonin se artistja dukej ndryshe nga paraqitjet e saj të fundit publike.

“Çfarë ka ndodhur me Shakirën? Dukej si një person tjetër krahasuar me koncertet e saj të fundit”

-komentoi një fans.

Ndërsa një tjetër shtoi me humor:

“Mos vallë dërguan një sozi për pjesët më të rrezikshme të performancës?”

Teoria mori edhe më shumë hov kur disa përdorues vunë re ndryshime në pamjen e saj fizike, energjinë në skenë dhe faktin që artistja mbante syze gjatë një pjese të paraqitjes.

Megjithatë, shumë fansa të tjerë i hodhën poshtë menjëherë këto pretendime, duke theksuar se ndryshimet mund të shpjegohen lehtësisht. Sipas tyre, këngëtarja dukej më e gjatë për shkak të këpucëve me platformë, ndërsa ndryshimet në fytyrë mund të lidhen me këndet e kamerës, ndriçimin apo procedura estetike të zakonshme.

Një fans që pretendoi se kishte analizuar me kujdes pamjet shkroi:

“Shenja karakteristike në ballë është aty. Është padyshim Shakira. Njerëzit po kërkojnë teori aty ku nuk ka.”

Pavarësisht spekulimeve, videot nga provat dhe pamjet e publikuara në llogaritë zyrtare të artistes tregojnë se Shakira ishte aktive në përgatitjet e ceremonisë gjatë gjithë javës.

Por siç ndodh shpesh në epokën e rrjeteve sociale, mjafton një detaj i vogël për të ndezur teori që përhapen me shpejtësi. Dhe këtë herë, në qendër të tyre u gjend një nga yjet më të mëdhenj të muzikës botërore.

Image

(Kosova Sot Online)