Melinda merr vëmendje me veshjen provokuese në koncert

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 12:10
Melinda merr vëmendje me veshjen provokuese në koncert

Melinda Ademi është kthyer në një nga emrat më të komentuar, ndërsa sukseset e saj në muzikë nuk kanë të ndalur.

Reperja e njohur mbetet e angazhuar me mbrëmje dhe koncertet muzikore në vende të ndryshme të Evropës, dhe disa pamje nga dukja e saj në një nga paraqitjet e fundit solli edhe në një postim të radhës në Instagram.

E njohur edhe për linjat e saj joshëse të trupit, reperja u kujdes që ato t’i theksonte në një veshje plotë stil dypjesësh me shkëlqim dhe ngjyrë të bardhë, ajo dukej e mahnitshme.

“Aty ku unë përkas”, ka shkruar Melinda duke iu referuar skenës.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet dhe mija pëlqime nga ana e fansave të saj të shumtë.

Ndryshe, kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Melodia” që erdhi e vizuelizuar edhe me klip e që deri tani ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në YouTube.

(Kosova Sot Online)