Zbulohet e dashura e re e Brad Pitt

  • A.P /
  • 28 January 2022 - 15:32
Zbulohet e dashura e re e Brad Pitt

Ditë e re, thashetheme të reja Hollywood-i! Së fundmi, sipas The Sun, Brad Pitt ka një të dashur të re me të cilën po del në mënyrë "shumë sekrete". Bëhet fjalë për këngëtaren suedeze  Lykke Li, e cila jeton vetëm pak minuta larg shtëpisë së aktorit në Los Angeles.

Brad dhe Lykke thuhet se janë parë shpesh në shoqërinë e njeri-tjetrit dhe dalin që prej mesit të 2020-ës. Kohë e gjatë për t'u mbajtur kaq sekret një lidhje, por deri më tani asnjëri prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë.

Burime për The Sun thonë se dyshja ja ka dalë ta mbajë marrëdhënien shumë larg kamerave dhe zërave sepse "janë fqinjë" dhe e kanë patur të lehtë të takohen pasi jetojnë thuajse në të njëjtin vend.

Ç'dihet për Lykke?

Eshtë pop star shumë e famshme në Suedi dhe një prej këngëve të saj,  "Possibility" u përfshi në The Tëilight Saga: New Moon soundtrack, gjë që mund ta quajmë arritje të rëndësishme në karrierën e saj.

Njësoj si Brad edhe ajo ka një djalë 6-vjeç, Dion nga marrëdhënia me ish-in, producentin Jeff Bhasker.


(Kosova Sot Online)