Arjola Demiri: Nuk kam fat në dashuri

  • E.K /
  • 01 February 2022 - 12:51
Arjola Demiri: Nuk kam fat në dashuri

Aktorja e popullarizuar nga Tropoja, Arjola Demiri, ka bërë bujë të madhe me hyrjen e saj në Big Brother VIP.

Ajo ka rrëfyer histori të ndryshme personale, përfshirë edhe tradhtinë e bashkëshortit të cilën e kishte duruar për afro gjashtë vite.

Nëna e tre fëmijëve mbrëmë (e hënë) si të gjithë banorët e tjerë ka ndarë historitë e saj të dashurisë, ndërsa ka folur edhe për dashurinë e parë.

“Isha në një dasmë, thjeshtë vinin, unë isha ulur po kërcenin valle, dhe kur ngre sytë, sytë e mi panë një djalë dhe ai ishte duke më shikuar mua. Nuk më ka ndodhur asnjëherë”, tha ajo.

Ish-aktorja e “O sa mirë” e ka theksuar se nuk ka fat në dashuri, pavarësisht se nuk ka qenë e fokusuar për shkak të angazhimeve të tjera.

“Pikërisht kam thënë se nuk kam fat në dashuri. Realisht nuk është se e kam pasur fokusin, ndoshta meshkujt që më pëlqejnë mua janë të shumtë, e shprehin, por unë interesin tim ose pëlqimin tim duhet ta kem unë. Është shumë e rëndësishme që unë ta pëlqej më shumë atë se sa ata mua”, u shpreh më tej ajo.

Arjola momentalisht është nënë beqare, e një djali dhe dy vajzave.

(Kosova Sot Online)