Majk shpërfill marrjen e dozës së tretë të vaksinës, ja bë MSH-së 'Tung more'

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 14:52
Majk shpërfill marrjen e dozës së tretë të vaksinës, ja bë MSH-së 'Tung more'

Ashtu sikurse shumë kolegë të tij, Majk po përballet me vështirësitë në zhvillimin e profesionit të tij në kushte normale, për shkak të kufizimeve që ka sjell pandemia globale prej dy vitesh, COVID-19.

Reperi nga Prishtina duket se ka marrë masat me injektimin e dy dozave të para të vaksinës, por nuk është dakord për të tretën.

Kështu së paku ka lënë të kuptohet ai përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka zbuluar mesazhin që i është dërguar nga MSh me njoftimin për të marrë dozën e tretë (përforcuese) të vaksinës kundër COVID-19.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kastriot Rexha, ka bërë të ditur se i ka kthyer një mesazh ku shkruhej “Tung more”, me çka ka treguar se ka shpërfillur kështu rekomandimet për të marrë dozën e tretë.

Besojmë se kjo ka qenë një ironi e reperit vetëm për ndjekësit e tij në Instagram.

(Kosova Sot Online)