Beatrix ka një mesazh për Donaldin

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 16:33
Beatrix ka një mesazh për Donaldin

Beatrix Ramosaj, edhe pse është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, nuk ka reshtur së qenuri suportuese ndaj Donaldit.

Mesa duket debati që Einxhel ka pasur me Donaldin, ka sjellë më pas edhe distancimin e këtij të fundit ndaj banorëve të tjerë. Einxhel nuk ka hezituar të bëjë ironi për faktin se ai qëndron i distancuar dhe i mërzitur. Pranë tij kanë qenë Beniada dhe Monika, për të cilat Einxhel thotë: “Të rrinë me të se është i mërzitur”.

Me anë të një postimi në Instastory, këngëtarja përkrah aktorin dhe shkruan se është më i vërteti aty brenda dhe se ai duhet të qëndrojë i fortë. Ajo e përfundon shkrimin e saj duke thënë se do të ishte me të deri në fund.

“Ti i ha sherret e debatet për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë! With you till the end! (Me ty deri në fund)”– shkruan Beatrix Ramosaj.

Image

(Kosova Sot Online)