Majk shpërfill marrjen e dozës së tretë të vaksinës

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 18:19
Majk shpërfill marrjen e dozës së tretë të vaksinës

Ashtu si shumë kolegë të tij, Majk po përballet me vështirësitë në zhvillimin e profesionit të tij në kushte normale, për shkak të kushteve që ka sjellë pandemia globale prej dy vitesh.

Reperi nga Prishtina duket se ka marrë masat me injektimin e dy dozave të para të vaksinës, por nuk është dakord për të tretën.

Kështu ka lënë të kuptohet ai përmes një fotografie të publikuar në “Instastory”, ku ka zbuluar mesazhin që i është dërguar nga MSH, me njoftimin për të marrë dozën e tretë (përforcuese), të vaksinës kundër COVID-19.

 

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kastriot Rexha, ka bërë të ditur se i ka kthyer një mesazh ku shkruhej: “Tung more”.

Ai ka treguar se ka shpërfillur kështu rekomandimet për të marrë dozën e tretë.

Image

(Kosova Sot Online)