Vatikani dëbon modelen e njohur

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 15:01
Vatikani dëbon modelen e njohur

Modelja dhe influencuesja Juju Viviera pretendon se është dëbuar nga Vatikani për shkak se ishte shumë se*si, ndërsa mbante veshur një fustan të shkurtër dhe çizme të gjata.

Viviera nga Brazili, vendosi të udhëtonte drejt Italisë dhe të vizitonte Bazilikën e Shën Pjetrit, në zemër të qytetit të shenjtë më 30 janar.

“Një zotëri që punonte atje mu afrua dhe më tha se vendi ishte për lutje dhe se nuk isha veshur siç duhet. U turpërova sepse kishte njerëz të tjerë që e dëgjuan këtë. U ndjeva e parespektuar”- tha ajo.

Jugu thotë se nuk ishte në dijeni të kodit përpara se të shkonte dhe se ishte veshur si zakonisht për një ditë normale.

Image

(Kosova Sot Online)