Snoop Dog kapet duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa Eminem thyen rregullat/ Ja çfarë ndodhi në “Super Bowl”, shfaqjen e madhe të muzikës botërore

  • G.G /
  • 15 February 2022 - 09:56
Snoop Dog kapet duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa Eminem thyen rregullat/ Ja çfarë ndodhi në “Super Bowl”, shfaqjen e madhe të muzikës botërore

“Super Bowl”, shfaqja më e madhe e muzikës me numrin rekord të shikimeve ndër vite, është mbajtur këtë të dielë. Megjithatë nuk kanë munguar as skandalet me protagonistët e shfaqjes.

Publiku që ndjek çdo vit shfaqjen e madhe ishte i bindur se reperi Snoop Dogg do të konsumonte lëndë narkotike (mariuana) brenda stadiumit SoFi, ku u mbajt “Super Bowl”.

Në fillim nuk kishte ndonjë video ose foto të reperit duke pirë tymosur, por më pas një rrjetet sociale qarkulluan disa foto. Reperi shihet duke konsumuar lëndë narkotike para se të ngjitet në skenë për performancën e fundit.

Megjithatë gjatë kësaj nate u thye edhe një tjetër rregull nga reperi Eminem.

Ai u gjunjezua në mes të skenës në formë proteste dhe solidariteti për ish-mbrojtësin e NFL, Colin Kaepernick dhe lojtarëve të tjerë të futbollit që janë gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar kundër pabarazisë racore dhe brutalitetit të policisë.

Pavarësisht se Eminem e kishte përmendur idenë e gjunjëzimit përpara performancës së tij, organizatorët e ‘Super Bowl’ i kishin kërkuar të shmangte një gjë të tillë.

Ishte reperi super i njohur, Dr Dre, ai i cili hapi shfaqjen e madhe duke u mbështetur nga kolegët e tij Snoop Dogg dhe Kendrick Lamar.

Treshja kaliforniane shoqërohej nga Mary J. Blige, Eminem, dhe 50 Cent, i cili u moniturua në fillim të karrierës së tij nga reperi i Detroitit.

Dre është përgjegjës për promovimin e yjeve të repit si Snoop Dogg, Eminem, 50 Cent dhe Lamar. Dre prodhoi gjithashtu këngën hit të Blige, “Family Affair”.

(Kosova Sot Online)