Edhe shtatzënë, edhe në super formë, sekreti i Arbanës është këtu!

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 16:58
Edhe shtatzënë, edhe në super formë, sekreti i Arbanës është këtu!

Arbana Osmani përmbylli mbrëmë 4 muaj e gjysmë punë me drejtimin e finales së madhe të “Big Brother VIP”. Me këtë rast, moderatorja dha edhe lajmin e ëmbël se këtë “Big Brother” nuk e ka prezantuar vetëm pasi është në pritje të ëmbël. Përpos disa komenteve tek-tuk që aludonin për shtatzëni, të tjerëve u erdhi i papritur ky lajm pasi Arbana gjatë gjithë kësaj kohe është shfaqur në formë dhe shumë elegante. Si e ka arritur këtë?

Sekreti është veshja. Në shumicën e puntatave të së martës dhe të premtes, Arbana është shfaqur e veshur me kostume ose fustane-kostum që më së miri e mbulojnë pjesën e barkut dhe e tregojnë tepër elegante. Pikërisht kostumet ishin pika e fortë e Arbanës këtë “Big Brother” dhe disa prej tyre ia sjellim më poshtë për t’i rikujtuar.

(Kosova Sot Online)