Gjejeni pak sa kushtoi veshja e Beatrix në finalen e “Big Brother VIP”?

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 17:35
Gjejeni pak sa kushtoi veshja e Beatrix në finalen e “Big Brother VIP”?

Beatrix Ramosaj u rikthye mbrëmë në studion e “Big Brother VIP”, pas shumë aludimesh se do ta “braktiste” përsëri partnerin e saj Donald Veshaj, pas mbrëmjes së Shën Valentinit.

Madje, për të “shlyer” gabimin që mungoi, ajo u fut në shtëpi për të surprizuar Donaldin dhe performoi për të një nga këngët e preferuara të çiftit.

Kostumi i Beatrix kap vlerën e 2 mijë 480 eurove sipas faqes në Instagram “Mes për Mes”, ndërsa e kompletoi atë  me taka të larta dhe vathë me ngjyrë të ngjashme.

Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, ky edicion i “Big Brother VIP” mblodhi njerëzit përpara ekranit dhe e “ndau” Shqipërinë në dy pjesë, “team Ilir” dhe “team Donald”.

Një pjesë e mirë u gëzua për fitoren e balerinit, ndërsa një pjesë e madhe u mërzit për humbjen e Donaldit.

Mes personazhesh të njohur që shprehën pakënaqësi për rezultatin e numërimit të votave dhe fitoren e Ilirit, ishte edhe producenti Elgit Doda.

Në rrjete sociale, ai ka bërë disa postime me thumba e ironi, teksa ka shkruar se “nuk hahet haku i një populli” që ka votuar Donaldin, siç thotë Elgiti.

“Hajde gallatë gajde”- shkruan ai një një story, më tej vazhdon:

“I drejti fiton një ditë,mbajeni mend. Nuk hahet haku i një populli.”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

(Kosova Sot Online)