Lexoni edhe:
Kapja e Burim Rrecit në aferën e tregtisë me drogë, ja qet faqen e zezë NISMES së Fatmir Limajt!
Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari
Gjatë mbledhjes seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, për festimin e përvjetorit të shtetësisë së Kosovës sjellja e opozitës, apo e ish pushtetarëve të 20 viteve të fundit sidomos LDK-PDK ishte sjellje e mjerë, por gjithsesi e sinkronizuar ende pa filluar fjalimi ceremonial Albin Kurti. Jam shumë i bindur se çka do që do të thoshte Kryeministri Kurti në këtë seancë sjellja dhe veprimi i SHIK-PDK dhe LDK do të ishte prapë i njëjtë dhe i përgatitur për të provokuar dhe mos u pajtuar me diçka që ata do ta konsideronin se nuk është në përputhje me kohën e momentin.
Mos të harrojmë që një kohë të gjatë ishin bashkë PDK dhe LDK, si parti kryesore që e kanë mbajtur pushtetin për gati 20 vjet së bashku, edhe pse janë akuzuar gjatë zgjedhjeve se SHIK-u do me than PDK ika vra shumë udhëheqës të LDK-së, por posa përfundonin zgjedhjet, për të cilat mundë të them lirisht se kurrë nuk kanë qenë zgjedhje të lira por zgjedhje të montuara e zgjedhje të pazareve në KQZ, ato janë pajtuar dhe kanë prodhuar qeveri të krimit të organizuar, siç ndodh zakonisht edhe me zgjedhjet lokale kur shkojnë në balotazh. Sjellja e opozitës është e pritur sepse kjo qeveri jua ka pamundësuar vjedhjen dhe keqpërdorimin e qindra milionave euro për çdo vjet duke llogaritur vetëm kompanitë shoqërore që shumica prodhojnë vetëm humbje.
Kryeministri Albin Kurti gaboi në këtë rast sepse gjithsesi u dashtë me ju përmend e me ju “thur vargje e lavdi” profiterave të luftës atyre që herë ishin në luftë e herë ishin larg luftës, atyre hajnave legjendar që vodhën e plaçkitën shtetin e Kosovës,dhe pos që vodhën fondet e luftës,e privatizuan dhe e shkatërruan Kosovën dhe e sollën gjykatën speciale së fundmit për ta shpëtuar veten, tentuan edhe ta copëtojnë Kosovën në koordinim të plotë me Serbin po nuk ju piu ujë kjo punë.
Pra le të ju tregon dikush Klanit PRONTO se 17 shkurti ishte shpallja e pavarësisë së shtetit të Kosovës, ku sikurse fondet e luftës dhe pasuritë e Kosovës që ishin vjedhur, ashtu u privatizua edhe vetë shpallja e pavarësisë nga Hashim Thaçi, nga kryeshefi i PRONTO Mafias,kurse 14 shkurti është dita kur Kosova me fitoren 51% të LVV+LV u lirua nga sundimi i dy dekadave të PRONTO Mafias. Duhet ti dallojnë këto data këta “akademika” të PDK-LDK-së! Ndryshe kjo i bije, sipas logjikës së tyre që nëse nuk vjedh,nuk gënjen,nuk grabit,nuk je kurvar apo nuk je servil i dikujt nuk mundesh me qen as patriot! Të tilla janë opinionet e Ish pushtetarëve dhe milionerëve të opozitës tonë.
Por mos të harrojmë se PTK-në ja, KRK-në , TREPÇEN, AEROPORTIN, HOMOLOGIMIN, dhe qindra tendera me vlera qindra milionëshe janë nga kjo qeveri që jua ka pamundësuar ish pushtetarëve PDK-LDK-AAK, NISMA, AKR, Lista serbe që të vazhdojnë ti zhvatin e ti abuzojnë për interesin e tyre. E tash mos të harrojmë as mos të na befasojnë se këta ish pushtetar, këta haverat e Radojqiqav e Veselinviqit, janë në gjendje sot ta kallin tërë Kosovën edhe ta falin gjysmën Kosovës vetëm që të vijnë sa më shpejtë në pushtet. Këta janë në kërkim e pritje për gjetjen e një Grenelli tjetër në qeverinë Amerikan dhe për këtë mbanin shumë shpresë në përfaqësuesin Amerika Eskobarin se edhe ai do të jetë një Grenell i ri por si duket qeveria Amerikane e Bidenit nuk është as nuk vepron si qeveria jo demokratike e Trampit dhe Grenellit me ndihmën e servilve të tij: Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Avdullah Hotit, Ramush Haradinajt dhe Listës Serbe.
Kjo opozitë do të ishte shumë e lumtur që Kosova, kjo qeveri e zgjedhur me shumicën e votuesve shqiptar të dështoj në çdo aspekt, vetëm që këta të tentojnë të bëhen bashkë që ta mjelin Kosovën edhe ndonjë dekadë tjetër dhe ta ruajnë pasurinë e paligjshme nga ligji, nga drejtësia e pa anshme e shtetit të Kosovës prandaj kundërshtimi kryesor i ish-milonerave të pushtetit do të jetë pengimi i pastrimit të Gjyqësisë, prokurorisë, policisë dhe inteligjencës, pra pengimi i sundimit të ligjit në Kosovë këtu do të jetë sfida kryesore i tehut të veprimit kundër qeverisë nga ish-pushtetarët super të pasur e super të korruptuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".