Fansat akuzojnë Madonnën për photoshop: Kjo nuk je ti, dukesh si 16-vjeç

  • E.K /
  • 21 February 2022 - 12:14
Fansat akuzojnë Madonnën për photoshop: Kjo nuk je ti, dukesh si 16-vjeç

Ajo është mbretëresha e pop-it me një karrierë prej gati katër dekadash, megjithatë Madonna ende duket si një adoleshente.

Këngëtarja 63 vjeçare duket se ka përdorur shumë filtra “Instagrami” në disa foto që ka ndarë me ndjekësit e saj të “Instagram”.

Krahas postimit, ajo shkroi: ‘Duke u përpjekur të bëj një film... Është vërtet e vështirë!’ dhe gjithashtu ndau një foto të kamerës që po përdorte.

Fansat nuk ishin shumë të interesuar për projektin e ardhshëm të yllit dhe më tepër u fokusuan në pamjen e saj në fotot e edituara tej mase.  

Një fans komentoi: ‘Ajo duket rreth 16 vjeç’, ndërsa një tjetër tha se kishte një ‘fytyrë bebe’.

Fansat e tjerë e akuzuan këngëtaren për photoshop, duke i shkruar: “Na trego fytyrën tënde të vërtetë të lutem”, ndërsa njëri shtoi: “Ajo është krejtësisht ndryshe”.

Madonna aktualisht është duke sjellë një film për jetën e saj dhe ka nisur edhe audicionet.

Këngëtarja njoftoi shtatorin e kaluar se është bashkë-regjisore dhe bashkë-shkrimtare e filmit, të cilin ajo e ka përshkruar si një ‘autobiografi vizuale’.

(Kosova Sot Online)