Tha se këngët e tij janë 'turp i botës', Mozzik i kundërpërgjigjet Sinan Vllasaliut

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 08:51
Tha se këngët e tij janë 'turp i botës', Mozzik i kundërpërgjigjet Sinan Vllasaliut

Mozzik u është përgjigjur sot deklaratave të Sinan Vllasaliut, i cili e kritikoi para pak ditësh në një intervistë për tekstet e këngëve.

Në një koment në Facebook, Mozzik shkruan se do ta ftojë në synetinë e të birit. “Faleminderit Axha Sinan. Besën e Zotit e ke që m’fal Zoti djalë, n’syneti t’tij ti ki me qenë këngëtari”, shkruan Mozzik.

Kujtojmë se deklaratat e këngëtarit kundrejt Butrintit, Mozzik dhe Don Xhon, u bënë virale në rrjetet sociale. I ftuar në “Glamour Zone”, artisti i njohur i muzikës shqiptare mes tjerash është vënë përballë disa këngëve të artistëve të rinj, të cilëve duhet t’i vinte një notë.

Teksa dëgjoi Don Xhonin, Mozzikun e Butrint Imerin ai u “skandalizua” dhe i imitoi artistët për mënyrën e të kënduarit dhe i kritikoi për tekstet ndërsa në një moment u shpreh se ky është “turpi i botës”.

Ndërsa, deri më tani akoma nuk është bërë një replikë nga Don Xhoni dhe Butrinti.

(Kosova Sot Online)