Arilena e prekur nga situata aktuale, kujton koncertin që kishte mbajtur në Ukrainë

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 09:35
Arilena e prekur nga situata aktuale, kujton koncertin që kishte mbajtur në Ukrainë

Tashmë të gjithë njerëzit janë përfshirë në frymën e konfliktit Ukrainë-Rusi.

Një numër i madh fytyrash publike kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur keqardhjen e tyre lidhur me këtë situatë dhe për të kërkuar ndërgjegjësim mbi ndaljen e kësaj krize.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, e prekur nga situata kujtoi kohën kur kishte mbajtur koncert në shtetin e Ukrainës.

Kjo kishte ndodhur në korrik të vitit 2017, kur fama e Arilenës ishte shtrirë deri në shtetet e Evropës Lindore me hitin e saj “Nëntori”.

Ajo kishte performuar për publikun në Odessa të Ukrainës, ku ishte pritur ngrohtë nga populli ukrainian.

Arilena rishpërndau në InsatStory disa fotografi nga dita kur kishte mbërritur në Ukrainë dhe koncerti që kishte mbajtur atje, duke treguar kështu se bashkëndjen me situatën fragjile që po mbizotëron atje.

Në atë vit, Arilena kishte mbajtur koncert edhe në Rusi, në kuadër të festivalit “Europa Plus”, ku kishin kënduar edhe super yjet shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha. 

(Kosova Sot Online)