Detaji që po çmend rrjetin, janë apo s’janë bashkë Donaldi dhe Beatrix?

  • E.K /
  • 25 February 2022 - 08:44
Detaji që po çmend rrjetin, janë apo s’janë bashkë Donaldi dhe Beatrix?

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” lindi një histori dashurie mes aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, një histori shumë e gjykuar për shkak të raportit të mëparshëm të Donaldit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin.

Jashtë prisnim që të shihnim se si do të shkonte marrëdhënia e tyre, por duket se nuk zgjati shumë.

I rikthehemi edhe njëherë postimeve që Trix-a bëri ditën e djeshme për Donaldin, kur tregoi që historia me të ka qenë e “rreme”.

Mesa duket nëpër rrjet, po qarkullon një foto që këngëtarja postoi ditën e djeshme në ‘story’ e cila duket që ka veshur të njëjtën xhaketë si të Donaldit kur ishte në finale.

Ndonëse këngëtarja e ka bërë shumë të qartë krisjen me aktorin, duke i bërë ‘unfollow’, njerëzit ende mendojnë që mund të ketë diçka mes tyre.

Kujtojmë se ditën e djeshme Beatrix u paraqit me vonës në ‘afterparty’-n e organizuar nga Top Channel, e cila ishte e shoqëruar nga vëllai i saj Alban Ramosaj. Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

(Kosova Sot Online)