Gold Ag publikon një foto të Guerilit në Prekaz

  • G.G /
  • 05 March 2022 - 11:41
Gold Ag publikon një foto të Guerilit në Prekaz

Një nga reperët më të mirë shqiptar padyshim që është edhe Arian Agushi.

I njohur me nofkën e tij artistike si Gold Ag, reperi pëlqehet për këngët e tij të cilat shumica janë me karakter patriotik.

Ani pse djali tij Guerili është ende i vogël, reperi mundohet që tani t’i tregojë gjëra nga historia e vendit.

Sot ai ka postuar një foto të djalit teksa e ka dërguar në Prekaz, ku nuk munguar as disa vargje patriotike të shkruara nga Gold Ag për nder të manifestimit të Epopesë së UÇK-së.

(Kosova Sot Online)