Rihanna na shpalos veshjet më të veçanta të shtatzënisë. Si ju duket?

  • E.K /
  • 05 March 2022 - 17:08
Rihanna na shpalos veshjet më të veçanta të shtatzënisë. Si ju duket?

Rihanna e ka bërë botën ta shohë ndryshe shtatzëninë dhe barkun e rrumbullakosur të grave gjatë pritjes së ëmbël. Që në momentin e parë kur i tha botës se pret fëmijën e parë, Rihanna kudo e ka treguar barkun e saj hapur fare dhe veshjet kanë qenë gjithmonë me barkun zbuluar.

Nga daljet publike ku fotografitë e saj, sigurohen nga paparacët dhe bëjnë xhiron e botës, e deri tek postimet e vet këngëtares, barku përherë merr vëmendje, sado e shtrenjtë të jetë veshja.

Sot ajo ka publikuar prapë një album fotosh dhe ja tek keni evolucionin e pritjes së ëmbël të Rihannas. Ajo shfaqet me një palë paliçeta në ngjyrë blu, prerja e të cilave tregon barkun e saj dhe sipër ka hedhur një xhup të hollë e të gjatë, në ngjyrë jeshile ushtarake. Syzet e diellit dhe takat i ka kombinuar me ngjyrat e veshjes.

Sado e ka promovuar këtë stil veshjeje, duket pak e vështirë që të shohim kudo gra që vishen si ajo, por në radhët e personazheve publikë që guximi i dallon mga masa, me siguri Rihanna do kthehet në muzë frymëzimi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

(Kosova Sot Online)