Mozzik befason me veprimin ndaj Putin, merr reagime të shumta në rrjet

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 08:38
Mozzik befason me veprimin ndaj Putin, merr reagime të shumta në rrjet

Reperi i njohur kosovar, Gramoz Aliu, i njohur me emrin e artit, Mozzik, po vijon me koncertet jashtë vendit.

Ai së fundmi u pa në Gjermani ku performoi para fansave.

Mirëpo, Mozzik ka tërhequr vëmendjen me një veprim, që po bën xhiron e rrjetit.

Në Gjermani në një nga billbordet e qytetit është vendosur presidenti i Rusisë, Putin, pasi qytetarët atje po protestojnë kundër luftës që ka nisur me Ukrainën.

Mozzik ka postuar një fotografi në “Instastory” duke ia treguar gishtin e mesit Putinit dhe ky moment ka marrë shumë reagime nga të gjithë.

(Kosova Sot Online)