‘Ishte shumë zhgënjyese, nuk më falënderuan’, Tea flet pas largimit nga ‘Goca dhe Gra’

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 09:50
‘Ishte shumë zhgënjyese, nuk më falënderuan’, Tea flet pas largimit nga ‘Goca dhe Gra’

Tea Trifoni, ish-konkurente e “PërPuthen” mori shumë famë nga emisioni, fillimisht me historinë e saj me Andin, me të cilin doli çift dhe më pas me bërjen publike të lidhjes me Beartin.

Rrjeti “shpërtheu” në komente, ndërsa për Tean “shpërthyen” kontratat e punës dhe reklamat.

Së fundmi, Tea u bë pjesë e programit “Goca dhe Gra”.

Ajo u largua nga aty, ndërsa tashmë emisioni moderohet nga Armina, Fatma, Dalina dhe Rita.

Pas largimit nuk ka pasur asnjë koment, ndërsa në një lidhje live me Arjan Konomin Tea ironizoi largimin e saj.

“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo.

Në fakt, Tea ishte gjithnjë me vonesë, ndaj kjo dyshohet të jetë arsyeja e largimit nga programi.

(Kosova Sot Online)