Arbana Osmani dedikim djalit të saj: Dita më e bukur e jetës sime ka qenë kur linde ti

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 13:24
Arbana Osmani dedikim djalit të saj: Dita më e bukur e jetës sime ka qenë kur linde ti

Sot për moderatoren shumë të dashur nga publiku, Arbana Osmani është një ditë e veçantë.

Djali i saj i madh, Joni feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga e ëma.

Arbana ka publikuar në “Instagram” disa foto të ndryshme të çdo viti të jetës së djalit, të cilat i ka shoqëruar me një dedikim tepër të ndjerë.

“Dita me e bukur e jetes sime ka qene kur linde ti o Joni Dhe cdo ditë pas saj akoma me e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the World Mama”, ka shkruar moderatorja krahas fotove.

Kujtojmë që Arbana ka dhe një djalë tjetër, sakaq është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

(Kosova Sot Online)