'Kam punuar pastruese', rrëfehet shqiptarja që u zgjodh Mrs Michigan America 2022

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 11:41
'Kam punuar pastruese', rrëfehet shqiptarja që u zgjodh Mrs Michigan America 2022

Marinela Shpati është shqiptarja që fitoi “Mrs Michigan America 2022”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka rrëfyer gjithë jetën e saj, që nga vështirësitë në Lezhë, emigrimi në Greqi deri te jetesa aktuale në Amerikë.

Sakaq, Marinela ka zbuluar edhe emocionet e fitores së çmimit të parë, madje edhe mbështetjen e pakushtëzuar të bashkëshortit.

“Kam lindur në Lezhë dhe jam rritur në një fshat, në Troshan. Kam emigruar në Greqi. Kam jetaur 10 vjet në Shqipëri, 10 në Greqi dhe 10 në Amerikë, e quaj vitin e 10-ve këtë.

Atëherë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë se ishim të varfër dhe kur erdhi kjo ditë ishte e pabesueshme.

Të gjithë femrat që konkurojnë kanë një platformë dhe unë kam një për të ndihmuar njerëzit e varfër. Në mënyrë që ata kur të më shohin të thonë si ka mundësi që kjo ka arritur deri këtu se para 20 vitesh ishte e varfër.

Unë do të shkoj të konkuroj me 50 shtete të amerikës në gusht dhe zhvillohet në Las Vegas. Jam shumë e lumtur, dua t’i bëjë të gjithë të lumtur. Unë nuk i kam parë konkurentet e tjera, dua të fokusohem vetëm te vetja ime. Dua ta shoh si një eksperiencë të bukur.

Në Greqi jeta ka qenë më e mirë se në Shqipëri, kam filluar punë që 14 vjeçe dhe paralelisht shkoja në shkolla. Punoja në një restorant, bëja gjithçka nga shitëse në pastruese, çdo gjë. Në moshën 20-vjeçare kam shkuar në amerikë, kam ardhur me vetëm me një çantë me rroba. Kam punuar fort deri në 4 punë, derisa kam arritur deri këtu ku jam që punoj në bankë”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)