Arrestohet aktori i njohur

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 14:45
Arrestohet aktori i njohur

Aktori i famshëm Ezra Miller është arrestuar në një bar në Hawaii pasi dyshohet se ka pasur një përplasje me disa persona të tjerë. 29-vjeçari u akuzua për sjellje të papërshtatshme. Siç raportojnë mediat e huaja, aktori është irrituar nga disa njerëz që po këndonin karaoke.

“Miller filloi të bërtiste dhe në një moment i rrëmbeu mikrofonin një vajze 23 vjeçare që këndonte karaoke dhe më vonë reagoi ndaj një 32-vjeçari që luante me shigjeta”. Aktori pritet të luajë rolin e superheroit në filmin “The Flash” që do të dalë në vitin 2023. 

(Kosova Sot Online)