Lexoni edhe:
Administrata në sistemin e drejtësisë qëllimisht është diskriminuar, janë në shërbim të përulur ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të superprivilegjuar
Jemi vetëm një ditë para fillimit të muajit të Ramazanit, ndërsa artistë të ndryshëm vendosën të diskutonin në studion e “Shqipëria Live” rreth agjërimit.
Jemi mësuar t’i shohim në ekran por ka shumë artistë shqiptarë të cilët agjërojnë, disa prej tyre nisin me përgatitjen e trupit disa ditë përpara, me reduktimin e ushqimeve dhe ujit.
Në studio artistët treguan se si ndihen gjatë agjërimit dhe si arrijnë ta përballojnë për shkak se rutina e tyre ditore është e ngjeshur.
Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj tregoi se konsumonte shumë pak gjatë ditës dhe nuk e kishte problem agjërimin.
“Në fakt unë mëngjesin nuk e ha drekën e konsumoj shumë vonë ndërsa darkën nuk e konsumoj pothuajse fare, ndërsa kafen e kam problem”, u shpreh Shqipja.
Një batutë erdhi nga këngëtari Shpat Kasapi i cili shkaktoi shumë të qeshura në studio.
“Lum ai burrë që do të marri, s’paske shumë harxhime”, u shpreh Shpati duke qeshur.
Shqipja nuk nguroi t’i kundërpërgjigjej, sërish me shaka duke thënë se harxhon në vende të tjera.
(Kosova Sot Online)