Justin Bieber po bëhet baba?

  • A.P /
  • 05 April 2022 - 15:02
Justin Bieber po bëhet baba?

Hailey Bieber ka reaguar lidhur me thashethemet se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Modelja kaloi në tapetin e kuq këtë fundjavë me bashkëshortin Justin Bieber, në Grammy 2022, ku ai u nominua në shumë kategori dhe gjithashtu performoi gjatë ceremonisë.

Radar Online publikoi një postim në Instagram në lidhje me spekulimet e fansave dhe Hailey la një koment.

“Unë nuk jam shtatzënë, më lini të qetë”, tha 25-vjeçare, duke i dhënë fund spekulimeve.

(Kosova Sot Online)