“Nuk ka dhimbje më të madhe”, Fjoralba Ponari “hap” zemrën me ndjekësen pas humbjes së nënës

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 08:40
“Nuk ka dhimbje më të madhe”, Fjoralba Ponari “hap” zemrën me ndjekësen pas humbjes së nënës

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari humbi pak muaj më parë nënën e saj.

Moderatorja ka preferuar ta kalojë këtë periudhë të vështirë në privatësi duke mos ndarë asnjë detaj. Por së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit, ku njëri prej tyre e ka pyetur:

“Sa mendon se do i mbash të zezat?” Moderatorja ka shkruar se ajo mban ende ngjyra të errëta por siç shton ajo, asnjë veshje nuk e zvogëlon dhimbjen që ndjen. Ponari ka përcjell dhe një mesazh për ndjekësen, e cila ka humbur gjithashtu njërin prej prindërve të saj.

“Nuk ka humbje dhe dhimbje më të për një fëmijë sesa të humbasësh prindin. Por uroj po ashtu që të mos mundosh veten për mungesën e tij, e kjo disfatë e jetës të të shërbejë si forcë për t’u ngritur dhe më e guximshme.

Sa për veshjet, unë jam ende me të errëta, jo të zeza, por mendoj se është shumë personale dhe asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit dhe as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”, shkruan Fjoralba.

(Kosova Sot Online)