Ujë e sapun! Einxhel Shkira lë ndjekësit pa fjalë në videon pa grim

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 10:13
Ujë e sapun! Einxhel Shkira lë ndjekësit pa fjalë në videon pa grim

Moderatorja e njohur shqiptare Einxhel Shkira duket se pas daljes nga “BBV” po jeton ditët më të lumtura në krahët e  partnerit të saj, Dj Dagz.

Kjo sepse dyshja krijuan brenda shtëpisë një lidhje dashurie e cila po vazhdon edhe pas daljes jashtë nga 'BBV'.

Moderatoja është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale teksa ndan shpesh me ndjekësit fotot dhe video në profilin e saj zyrtar të Instagramit.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet teksa bën grimin e saj të përditshëm mjaft minimalist dhe natyral.

Në fillim ajo u shfaq pa asnjë pikë grimi dhe dukej mjaft bukur.

Videoja në fjalë ka marrë mijëra pëlqime nga ndjekësit të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen.

(Kosova Sot Online)